Site icon Telegrafi

Ngjyrat më të mira për banjën tuaj: Nëse keni dyshime, zgjidhni një nga këto tri sosh

Nuk ka ngjyra të mira ose të këqija feng shui për banjën

Është e rëndësishme të merrni parasysh se cilat ngjyra ju pëlqejnë dhe cilat janë lidhjet tuaja me ngjyra të caktuara.

Kushtojini vëmendje nëse simbolika e ndonjërës prej këtyre ngjyrave ndikon edhe te ju, transmeton Telegrafi.

E bardha

Si rekomandim i përgjithshëm për ngjyrën më të mirë të banjës, feng shui “thotë” se është e bardha. Ndonëse mund të mos jetë ngjyra më e mirë për të gjithë, ajo përshtatet mirë në shumë raste. E bardha përfaqëson qartësinë dhe pastërtinë, dhe një nga qëllimet e një banjo moderne është pastrimi i trupit, shkruan The Spruce.

E kaltra

Nëse ju pëlqen e kaltra, do të ishte një ngjyrë e shkëlqyeshme për t’u përdorur në një hapësirë që ka shumë elemente uji, siç është banja. E kaltra gjithashtu mund të nxisë më shumë pushim dhe këndellje, kështu që shtimi i ngjyrës së kaltër në banjën tuaj mund t’i mbështesë ato energji.

E gjelbra

E gjelbra e mbyllët është më qetësuese dhe më shëruese, ndërsa e gjelbra e çelët është më aktive. Gjelbërimi i thellë pyjor është qetësues dhe paqësor. Kushtojini vëmendje asaj se cilat nuanca të gjelbërimit ju tërheqin dhe ndiqni ato. /Telegrafi/

Exit mobile version