Telegrafi

Këto janë ngjyrat më të mira për derën e hyrjes në shtëpinë tuaj që ndikojnë në shëndet dhe gjendjen shpirtërore

Dera e hyrjes mund të ndikojë shumë në gjendjen shpirtërore, mirëqenien, shëndetin dhe prosperitetin tuaj

Në Feng Shui, dera e hyrjes shënon portalin kryesor përmes të cilit mund të marrim energji pozitive.

Dera e hyrjes në shtëpi gjithashtu simbolizon fytyrën tuaj në botë, se si ju shohin të tjerët ose përshtypjen e parë të tyre për ju.

Çelësi është të gjesh një që të pëlqen dhe i përshtatet shtëpisë tënde, shkruan Real Simple, përcjell Telegrafi.

1. E kuqe e zjarrtë

E kuqja përfaqëson lumturinë, mbrojtjen dhe energjinë e zjarrit. Aspekti i zjarrit mund t’ju ndihmojë të dalloheni dhe të sillni frymëzim në shtëpinë tuaj.

2. E gështenjtë me nuanca dheu ose e verdhë

Këto dy ngjyra shoqërohen me elementin tokësor, i cili i referohet kujdesit për veten dhe mirëqenies së përgjithshme. Janë të shkëlqyera për dyert e hyrjes nëse dëshironi të sillni më shumë stabilitet dhe qetësi në shtëpinë tuaj.

3. Gri e shndritshme ose e bardhë

Energjia e metalit evokon saktësi, bukuri dhe elegancë. Përveç kësaj, e bardha inkurajon gëzimin. Grija dhe e vardha janë ngjyra të elementeve metalike.

4. E zezë

Elementi i ujit shoqërohet me mençuri të thellë dhe me ngjyrë të zezë, madje edhe me blu të mesnatës shumë të errët. Përveç kësaj, ju mund t’i përdorni këto ngjyra të errëta për derën tuaj të hyrjes në shtëpi me synimin për të thithur dhe tërhequr energji pozitive dhe prosperitet për ju dhe familjen tuaj.

5. E kaltër ose jeshile

Elementi prej druri inkurajon rritjen, mirësinë dhe fleksibilitetin. Ngjyrat e gjalla sjellin energji dhe mund të lartësojnë shtëpinë tuaj. Hijet e këtyre ngjyrave mund të jenë të zbehta.

/Telegrafi/