Përveç ngjyrë së zezë të pashmangshme, këtë vjeshtë dhe dimër, do të vishen edhe ngjyrat e mbyllëta, veçanërisht ato pak të ndritshme.
Shtëpitë luksoze të modës, të cilat diktojnë trendet e modës, në revytë e tyre për sezonin vjeshtë/dimër 2010/2011, rëndësi të veçantë i kanë dhënë ngjyrave karamele, mjaltë dhe kafesë së bardhë.
Palltot, mantelet, fundet, pantallonat, por edhe këpucët, kapelat, çantat e dorës dhe detajet tjera në miniaturë – të gjitha janë prej këtyre tri ngjyrave.
Si dëshmi janë modelet e revyve të këtyre ditëve MaxMara, Fendi, Hermes, Lanvin, Dolce & Gabbana. /Telegrafi/