Site icon Telegrafi

Ngjyrat metalik dhe e gjelbra janë në trend këtë vjeshtë

Blejzerët dhe xhaketat. Do të dominojnë modelet e përgjithshme dhe ndarja simetrike e ngjyrave, kombinimi bardhë – zi është njëri ndër propozimet.

 

Fustanet ngjyrë të gjelbër. Bashkë me këtë model shkojnë shkëlqyeshëm edhe xhaketa e lëkurës ngjyrë kafeje dhe çizmet e lëkurës me të njëjtën ngjyrë.

 

Bashkë me xhemperin ngjyrë të verdhë mund të mbathni këpucë ngjyrë metalik apo ngjyrë bezhë, transmeton Telegrafi.

 

Fundi ngjyrë metalike i modelit A lidhet me trendët e verës që fundet e të gjitha gjatësive i kanë nxjerrë në plan të parë.

 

Shalli i larmë do të jetë një detaj i mjaftueshëm për dukje të theksuar, bashkë me këtë shall mund të vishni këmishë të bardhë apo fustan të bardhë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version