Damat të cilat i duan ngjyrat e hareshme me siguri do ta adhurojnë këtë trend
Dashuria ndaj trendit neon i cili ka qenë shumë i popullarizuar gjatë viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar nuk ka për qëllim ta lëshojë fronin e modës, transmeton Telegrafi.
Gjatë verës kemi parë gjithandej pjesë veshjesh në këto ngjyra të zjarrta dhe interesante.
Nëse nuk jeni edhe aq të guximshme që të visheni komplet në nuanca neoni, atëherë me siguri do t’ju pëlqejë ideja mbi aksesorët në ngjyra të këtilla.
Siç thonë disenjatorët dhe ekspertët e modës të gjithë aksesorët neon, nga stolitë deri te çantat dhe detajet për flokë, do të jenë në trend këtë vjeshtë.
Me këto detaje interesante do të plotësoni çdo veshje dhe do t’u jepni vulë interesante.
Edhe veshjet më të thjeshta do të duken interesante, nëse i shtoni detajin e këtillë.
/Telegrafi/