I gëzohemi pranverës, sepse trendët të cilët i kanë prezantuar disenjatorët janë në shenjë të ngjyrave të kthjellëta dhe të hareshme
Veshjet tashmë disa muaj janë aktuale, ndërkaq gjatë sezonit të ardhshëm do t’i shohim edhe më shpesh.
Që kur janë shfaqur në revytë e disenjatorëve të mëdhenj, kanë pushtuar zemrat e damave dhe që atëherë nuk bien nga froni i modës.
Në rroba të tilla çdo femër duket e fuqishme, mirëpo njëherësh edhe shumë joshëse, transmeton Telegrafi.
Me zgjedhjen e modelit të duhur është e mundshme t’i fshihni të gjitha të metat dhe të theksoni atë që është më e bukur në trupin tuaj.
Janë të përshtatshme për ambiente pune, por edhe për të shkuar në kafene apo për takime.
Shumica e damave të famshme këtë trend e kanë kombinuar me atlete, duke bërë tërësinë fenomenale të modës.
Nëse nuk jeni adhuruese të ngjyrave të zjarrta, nuk do të gaboni as nëse përcaktoheni për ato me nuanca kremi.
Nëse tashmë nuk keni rroba të tilla në gardërobën tuaj, është koha që t’i siguroni dhe këto fotografi le t’ju shërbejnë si inspirim para se të dilni t’i kërkoni.
/Telegrafi/