Telegrafi

Ngjyrat e ylberit, hit gjatë këtij sezoni pranverë/verë

Secila nga gjashtë ngjyrat e ylberit (e verdhë, e portokalltë, e kuqe, vjollce, e kaltër dhe e gjelbër) këtë sezon janë shënjestër e modës! Duhet shtuar se kjo verë do të jetë më e relaksuar se kurrë më parë, sepse shtëpitë e modës lejojnë kombinimin e ngjyrave më të shndritshme, të cilat zakonisht përjashtohen.

Ngjyrën e gjelbër dhe të kaltër e kanë sjellë Fendi, Prada dhe Versace, ajo vjollce është pranishme në kreacionet e MaxMara, Cacharel dhe Emporio Armani, derisa e kuqja dhe e verdha janë pjesë e dizajneve të Tommy Hilfiger, Marc Jacobs dhe Calvin Klein.

Shikoni se si duken ato në pistat e modës: