Fustani i bardhë, simbol dhe portret i martesës në Evropën Perëndimore, është shpesh sinonim me pastërtinë dhe pafajësinë. Por ndoshta ju do të befasoheshit po të mësonit se në Francë, para shekullit të 19-të, nuk martoheshin me fustan të bardhë.
Më parë, aspekti i luksit shihej tek ngjyrat. Fustanet e nuseve dekoroheshin me rruaza, bizhuteri ari ose argjendi. Në atë kohë kërkohej më shumë të shkëlqeje dhe të bije në sy.
Jashtë qyteteve, shtresat më popullore, martoheshin me kostum tradicional, shpesh me shumë ngjyra: e kaltër, vjollce, e kuqe, e gjelbër dhe madje edhe të zezë në disa zona.
Vetëm në fillim të shekullit 19-të fustani i bardhë filloi të përdorej gjerësisht nëpër dasma. Në vitin 1840, Mbretëresha Viktoria u martua me një fustan të bardhë, e cila përfundoi duke e imponuar këtë ngjyrë për çdo martesë.
Në ditët e sotme, e bardha është ende e nevojshme për dasmat elegante, edhe pse disa përdorin ngjyrat pastel dhe fildish, shkruan Living. Megjithatë, në vitin 2013, ngjyra që sundoi koleksionet e fustaneve të nuseve ishte ajo rozë e ëmbël. /Telegrafi/