Telegrafi

Ngjyrat dhe modelet më të mira të fustaneve për pranverë/verë

Në sezonin pranverë-verë 2016 vishni fustane ngjyrë të bardhë, të artë apo të argjendtë…Poashtu, kur blini fustane, pa hezitim mendoni ndonjë variant fustani nusërie!

Për fillim, shumë kreatorë rekomandojnë fustanin e bardhë – të shtëpisë së modës “Boss”, e cila ofron modele sipas belit pa krahë, me glok femëror deri nën gjunjë – pastaj nëpërmjet “Marchesa” dhe “Michael Kors”, fustanet e bardha të të cilëve janë punuar nga materiali me plot perishane dhe resa, transmeton Telegrafi.

Nëse e bardha është hap tepër i madh për ju, nuk do të gaboni as me fustanin ngjyrë argjendi (sërish “Michael Kors”) apo ngjyrë ari të vjetër (Marchesa dhe Ralph Lauren), ndërkaq për adhurueset e ngjyrës së zezë sivjet rekomandohen resat, prerje të thella dhe të hapura “brizhit bardo” dekolte për dukje seksi dhe për mbrëmje.

 

/Telegrafi/