Të jesh elegante në këtë sezon, me ngjyra të pastra dhe natyrale, varet nga shumë faktorë, ndër të tjerë kombinimi i veshjeve, harmonia e ngjyrave, por edhe silueta e trupit.
Megjithatë, një nga tendencat që është parë më shpesh brenda këtij stili në sezonin e pranverës janë jakat, të të gjitha llojeve: në këmisha, fustane apo bluza, jakat janë kudo.
Shikoni si i sjellin tendencat e stilit elegant marka të tilla si: “Alexander Wang”, “Burberry”, “Carven”, “Celine”, “Chanel”, “Chloe”, “Erdem”, “Kenzo” dhe “Ralph Lauren”.
Ky stil, shkruan revista class ka një përparësi shumë të madhe, sipas stilistëve: mund të të bëjë të dukesh elegante pa shumë përpjekje, veçanërisht në ato ditë kur nuk ke kohë për t’u marrë as me flokët dhe as me grimin.