Pa marrë parasysh a është fjala për nuancat e buta të mentës, nuanca të ngrohta ngjyrë gëlqereje apo ngjyra e errët e gjelbër e malit, femrat kryesisht u shmangen
Të gjelbrën lehtë mund ta kombinoni me ngjyrat të cilat janë të kundërta me atë të paletës bazë.
Mirëpo, mos u ndalni vetëm në këtë dhe guximshëm kombinoni me nuancat e tjera, transmeton Telegrafi.
Kështu e gjelbra smerald do të përshtatet perfekt me të zezën, për shembull mund ta kombinoni top-in në të gjelbër smeraldi me gete të zeza apo me fund, mirëpo mund edhe të vendosni për kombinime, prandaj vendosni për pjesën e poshtme të gjelbër dhe pjesën e sipërme ngjyrë të zezë.
Natyrisht, kjo është një nuancë shumë të veçantë dhe jo lehtësisht e kombinueshme, por mjafton një aksesor në këtë nuancë dhe ju do të jeni “In”
E gjelbra do të sundojë sezonin, prandaj përgatituni të blini sa më shumë veshje me këtë ngjyrë dhe t’i kombinoni në mënyrën e duhur.