Instituti i Ngjyrave Pantone ka zbuluar që vitin 2020 do ta shënojë ngjyra e kaltër klasike
Fjala është për nuancën jashtëkohore (Classic Blue 19-4052), e cila është elegante në thjeshtësinë e saj, transmeton Telegrafi.
Rikujton ngjyrën e qiellit në muzg, ndërkaq posedon cilësi bindëse dhe lajmërim sigurie. Ajo rikujton dëshirën tonë për themelet bindëse dhe të sigurta në të cilat ndërtohen të gjitha lidhjet e shëndetshme.
“Ajo është ngjyrë e pritjeve”, ka shtuar nënkryetarja e Institutit të Ngjyrave, Lori Presmen.
Në harmoni me emrin e saj, kjo ngjyrë mund të jetë mbretërore, e përmbajtur por edhe ekstreme, aq më parë nëse prezantohet në dezenë, materiale dhe tone të ndryshme.
Instituti i Ngjyrave Pantone, në dhjetor publikon parashikimet e veta për vitin që është para nesh, ndërkaq i bazon në analizën e trendëve aktualë të modës, teknologjisë dhe kushteve.
Sipas mendimit të tyre, 2019-a ka shënuar ngjyrat korale (Living Coral 16-1546), 2018-a ishte e ngjyrosur me ultravjollcë (Ultra Violet 18-3838), ndërsa 2017-n e ka theksuar e gjelbra (Greenery 15-0343).
Cila është nuanca juaj e preferuar e ngjyrës së kaltër?
Ndani me ne komentet! /Telegrafi/