Telegrafi

Ngjyra për banesë të lumtur: Si ta përdorni ngjyrën e verdhë në enterier

E verdha krijon ndjenjën e ngrohtësisë dhe rehatisë, andaj është bërë shumë e popullarizuar kur është fjala për ngjyrosjen e banesave

Muret e verdha, tepihët në tone ngjyre të artë, llambat dhe detajet e tjera në nuanca të ngjyrës së diellit stimulojnë aktivitetin e trurit dhe nxisin njerëzit për komunikim më të mirë, transmeton Telegrafi.

Në këtë drejtim ia arrijnë, sepse personat e rrethuar me enterierin “e lumtur” janë më të lumtur dhe më energjikë, madje këtë e bartin edhe te tjerët.

Teprimi i ngjyrës së verdhë jep rezultat kundërproduktiv. Hulumtimet tregojnë që personat e rrethuar me ngjyrë shumë të verdhë shpesh ndryshojnë humorin, janë më nervozë dhe më irritues.

Bebet të cilat flenë gjumë në dhomat me “tepricë të diellit artificial”, më shumë qajnë.

Assesi nuk rekomandohet që e gjithë dhoma të jetë e verdhë. Përkundrazi, përdorni që “t’i shndritni” hapësirat e errëta me detaje të verdha apo me një mur të verdhë.

Dhomat e vogla dhe më pak të ndritshme ngjyrosni me ngjyrë bezhë-verdhë, ngjashëm me të shndritshme të errët.

Nëse dëshironi të përdorni nuancat e pasura dhe të zjarrta të ngjyrës së verdhë, le të jenë ato detaje më të vogla si p.sh. vazot, llambat, pasqyrat, ora e murit, kornizat e pikturave apo perdet.

 

/Telegrafi/