Valentina Deti është një prej disenjatoreve të reja më të suksesshme në vend.
Disenjatorja e njohur ka bërë bujë me koleksionin e fundit të saj.
Me stil të veçantë sipas trendeve aktuale botërore, material dhe ngjyra specifike, Valentina angazhohet personalisht në punimin e secilës prej pjesëve nga koleksioni.
Në paraqitjen e saj në emisionin “Modë” me prezantuesen atraktive, Renata Gafuri, Valentina tregon se ngjyra e hirit, bezhen (nude) dhe e gjelbërt e errët mbeten të preferuarat e saj.
Disenjatorja së fundmi ka hapur edhe dyqanin e saj në Prishtinë, ku ka tërhequr emra të njohur.
https://www.youtube.com/watch?v=gPrm918tApk
Modelja Lorinda Kolgeci dhe këngëtaret si Dhurata Dora kanë prezantuar veshjet e Valentinës.
Emisioni “Modë” me Renata Gafurrin transmetohet çdo të premte në ora 22:15 në TV Dukagjini. /Telegrafi/