Edhe pse këtë dimër disa pjesë veshjesh qëllimisht janë “ngjyrosur” që t’i kundërvihen kohës së zymtë dhe së zymtësisë, atëherë ajo është pjesa më e dukshme
Qoftë të jetë e shkurtër apo të arrijë deri te nyejt e këmbëve, modeli më i thjeshtë apo i zbukuruar me jakë të pazakonshme, me kapuç, me lëkurë rreth duarve, i qepur nga materiali i vrazhdë apo dezeni modern me katrorë, që përthekohet me pulla apo me gajtanë zbukurues sikur disa uniforma të vjetra oficerësh – emri i përbashkët u është pikërisht ngjyra mbresëlënëse, transmeton Telegrafi.
Dominojnë modelet ngjyrë të kuqe, mirëpo në revytë e modës janë parë edhe me ngjyrë portokalli, të gjelbër, të kaltër të shndritshme, në nuancë livande, të verdhë…
Megjithatë, madje edhe kur janë me ngjyrë të zezë, palltot këtë sezon nuk mund të jenë të pavërejtura për shkak të zgjidhjeve të pazakonshme në krahë, kombinimet e stofit të leshtë me lëkurë, shtesat në formë penjsh dhe zbukurime të ndryshme të tjera të metalta…
/Telegrafi/