Site icon Telegrafi

Ngjyra korb e zezë duket natyrale dhe i bën flokët të duken më të gjallë dhe më luksozë

Foto: Getty Images

Kjo ngjyrë këtyre femrave u rri më së miri

Sivjet vlerësohen nuancat e errëta, me ngjyrë korb të zezë, e cila, paralajmërojnë koloristët, do të jetë një hit absolut.

Disa nga yjet më me shumë elegancë mbajnë me krenari flokë të errët – Kylie Jenner, Dua Lipa, Billie Eilish, Ciara, Megan Fox.

Nuanca korb e zezë është e ndryshme nga ngjyrat e tjera të flokëve, sepse duket e natyrshme; nuk është as e dallueshme blu-e zezë, as kafeja më e errët, transmeton Telegrafi.

Loena Valdes, një koloriste nga Chikago, thotë se theksi i ngjyrës është te shkëlqimi.

Siç thotë Loena, ajo është një ngjyrë e zezë e butë me një shkëlqim shumë të bukur që i bën flokët të duken më të gjallë, lozonjare dhe luksoze.

– Është e zeza më e errët neutrale e ftohtë – thotë Jonathan Colombini, ekspert i ngjyrave të L’Oréal.

Çfarë duhet të dini përpara se t’i lyeni flokët të zinj?

Ngjyrosja e flokëve në të zezë është një veprim shumë i guximshëm dhe radikal, ndaj merrni parasysh ngjyrën tuaj natyrale të flokëve dhe tonin e lëkurës.

Olivia Casanova, një koloriste për njohuritë e së cilës betohen influencuesit në New York, thotë se nuanca e zezë e korbit do t’ju përshtatet më së miri nëse keni një nuancë lëkure ulliri ose më të errët.

Mund të jetë gjithashtu e përshtatshme nëse keni lëkurë të hapur, por me kusht që nuanca e lëkurës të jetë rozë. Nëse toni i lëkurës tuaj është i verdhë ose i gjelbër, rrezikoni që ngjyra e flokëve të zeza korb të duket e larë.

Mbajtja e flokëve të zeza korb nuk është shumë e kërkuar. Do të jetë e nevojshme të shkoni për t’u ngjyrosur një herë në gjashtë javë, dhe ndërkohë duhet të përdorni shampo dhe kondicionerë të destinuar për flokë të lyer.

Ekspertët rekomandojnë zgjedhjen e produkteve të pigmentuara për kujdesin e flokëve ngjyrë kafe të errët ose të zezë. Ata do t’i shtojnë pigment ngjyrës së flokëve tuaj me çdo larje, duke ndihmuar që intensiteti i ngjyrës të zgjasë sa më gjatë.

/Telegrafi/

Exit mobile version