Site icon Telegrafi

Ngjyra e zezë, aleat i çmuar edhe në stinën e ngrohtë

Kjo ngjyrë asnjëherë nuk do të ikë nga moda, ndërsa do t’ju japë ju një pamje më serioze.

Një çantë e vogël e zezë dhe praktike, do të ishte një domosdoshmëri. Një fund treçereksh do të ishte ideale për këtë verë. Jo vetëm që është në trend, por edhe ju do të ishit mjaft komodë. Për kombinim duhet thjeshtë një këmishë dhe në fund, nuk duhet të harrohen sandalet.

Nuk duhet t’ju shpëtojnë një palë këpucë me taka. Duhet të kini kujdes në përdorimin e këpucëve në formë balerine, pasi nuk dhurojnë pamjen perfekte, ndonëse janë të rehatshme.

Të veshura me fustane me ngjyrë të zezë ndihemi më komode, na jep atë element finese dhe na bën më elegante. Megjithatë, ka edhe nga ata persona të cilët e zgjedhin të zezën për prakticitet, pasi kështu shmangin të gabojnë në kombinimin e ngjyrave. /Telegrafi/

Exit mobile version