Sezoni i verdhë filloi me kapelën e guximshme të veshur nga madhëria e saj mbretëresha Elizabeth për dasmat mbretërore. Veshja e mbretëreshës ngjyrë të verdhë të zbehtë, kishte një ajër aristokratik, por nuanca të ndryshme të kësaj ngjyre, prezantuar nga stilistët më të mirë, kemi që nga viti 1967 që i shohim prezente në pasarelat e ndryshme të modës. Kjo ishte një “duhet të jetë patjetër” si urdhër për një brez të tërë.
Tendencat e ndryshme që vijnë nga pistat e famshme të modës tregojnë se ngjyra e verdhë përzier hera herës me të zezë apo me kafe dhe me shumë ngjyra të tjera, në copë kadife apo deri tek copa tyl e hollë, shoqëruar me aksesorë të larmishëm apo vetëm pak perla prezente në qafën e çdo femre, mund të qëndrojë bukur për të katërta stinët e vitit dhe në fakt kështu jemi mësuar ta kemi gjithmonë këtë ngjyrë të hareshme në gardërobat tona.
Pavarësisht se e verdha është ngjyra simbolizuese e xhelozisë, ne nuk heqim dorë dhe e duam patjetër atë në gardërobë, ndoshta për të treguar një anë të karakterit xheloz të femrës ose ndoshta se na shkon me ngjyrën e florinjtë që merr trupi gjatë sezonit të nxehtë.