Janë nevojitur mbi 260 orë punë, në aplikimin e kësaj ngjyre
Të gjithë do donin të kenë mundësi për të blerë një McLaren, e aq më shumë të kërkojnë specifikat më të detajuara, që o ofron kompania, transmeton Telegrafi.
Disa prej klientëve, nuk janë të kënaqur as me këto modifikime, andaj për këtë ekziston McLaren Special Operations.
Ky klient e kontaktoi këtë shërbim, pasi që deshi ngjyrën më të veçantë për 720S, që të dallojë shumë nga të tjerët.
Me ngjyrën e quajtur Coriolis, makina është lyer në tri shtresa të ndryshme, për të arritur efektin e duhur.
Derisa në kompletimin e ngjyrosjes, janë nevojitur 260 orë punë, që ky McLaren 270S të ketë dukjen si ka kërkuar klienti. /Telegrafi/