Telegrafi

Ngjyra e re e flokëve të Michelle Keegan është aq fantastike sa do t’ju nxis dëshirën ta kopjoni menjëherë

Nëse gjysma e prillit kaloi pa transformimin tuaj personal të flokëve – ende jeni në kohë të rrezikoni dhe të ndryshoni.

Mbi të gjitha, ndryshimi i fundit i flokëve të Michelle Keegan është jashtëzakonisht nxitës i zilisë dhe do ju bëjë të dëshironi ta kopjoni.

Michelle është zhytur në disa pamje të ndryshme gjatë vitit të kaluar, nga prerjet e llojllojshme deri te flokët bionde mjaltë.

Por pamja e saj e fundit është një nivel tjetër për stinën e verës: kaçurrelat e bukura zeshkane me pjesë karamel që shtojnë ton të strukturës dhe shkëlqimit. Ajo postoi një foto në rrjete sociale ku shfaq pamjen e re mbresëlënëse.

Keegan e shoqëroi pamjen me një ngjyrë portokalli natyrale të buzëve, lëkurë të ndezur me bronz dhe syze dielli.


Pika më pozitive është se fijet kryesore janë vendosur pak më thellë në flokët e Michelle, domethënë nëse ato rriten pa kujdes të rregullt në parukeri, pamja nuk do të shkatërrohet por do të mbetet gjithsesi e këndshme. /Telegrafi/