Trupi i njeriut është një mister i vërtetë, mirëpo sërish është aq i përsosur dhe i ndryshueshëm
Nëse ndonjëherë keni pyetur përse penisi juaj ka ngjyrë tjetër nga pjesa tjetër e trupit, kjo është përgjigjja për ju:
Është krejtësisht e natyrshme dhe normale që kjo pjesë e trupit të ketë ngjyrë tjetër, sepse për këtë ka ndikim ndryshimi i cili në organizmin tuaj ndodh gjatë pubertetit.
Në të vërtetë, hormonet gjenitale siç janë estrogjeni dhe testosteroni rriten dhe ndikojnë në prodhimin e melaninës, transmeton Telegrafi.
Kjo amino-thartirë është shkaktare për ngjyrën e flokëve dhe të lëkurës dhe shkakton ndryshimin e ngjyrës së penisit, thimthave dhe vagjinës te femrat.
Kur djelmoshat janë të rinj lëkura në këtë pjesë të trupit u është më e shndritshme dhe me kalimin e kohës bëhet e errët.
Është ky proces plotësisht natyror, mirëpo nëse vëreni ndonjë ndryshim të vrullshëm i cili ju duket i çuditshëm, patjetër shkoni te mjeku.
Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës më shumë se zakonisht mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje të rëndë, siç është diabeti.
/Telegrafi/