Telegrafi

Ngjyra e kungullit: Nuanca hit për vjeshtë

Krahas kësaj, duhet të jeni të sigurt që kjo ngjyrë e pazakonshme do të përshtatet në mënyrë të përkryer me gardërobën tuaj.

Sado që t’ju duket në shikim të parë që ajo është shumë e fortë dhe agresive, kini parasysh që kjo është ngjyrë “e natyrës”, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi të eksperimentoni, me siguri do t’ju jetë interesante ngjyra e portokalltë e flokëve në të cilën gërshetohen balluket e harlisura ngjyrë gështenje.

Rezultati do të jetë i shkëlqyeshëm, sepse flokët tuaj do të duken shumë të natyrshme.

/Telegrafi/