Para se ta qitni buzëkuqin në buzë, kuroni drejt – ushqeni me piling dhe balsam – rezultati është perfekt dhe ngjyrë e qëndrueshme
Ky sezon përkrah kthimin e buzëkuqve klasikë krematozë. Tre klasikë të përhershëm janë roza, koralja dhe kuqja e zjarrtë, sepse shkëlqyeshëm i përshtaten çdo teni.
Tonet e kaltër e errët, vjollcë brutale dhe e gjelbra u lihen rrobave, çantave dhe këpucëve me taka, ndërkaq këto nuanca të nxehta, të ngrohta dhe diç më të ftohta rezervohen për puthje.
Edhe pse ky është buzëkuq klasik në nxjerrje me rrotullim, formulat janë të pasuruara me vajra dhe thartirë hialuronike, me molekula të cilat kurojnë buzët dhe pikërisht për këtë shkak nuk do t’u japin atë dukje të thatë, e cila është shpesh shenjë mbrojtëse e buzëkuqve mat.
Mirëpo, edhe ekzistenca e buzëkuqit klasik mund të qëndrojë bashkë me disa truqe të ekspertëve të grimit me përvojë, transmeton Telegrafi.
– Qëndrueshmërinë do ta arrijmë me aplikim të mirë, nuk është me rëndësi vetëm tekstura e buzëkuqit, rol të madh ka edhe kurimi i buzëve.
Për të shmangur thatësinë për shkak të së cilës buzëkuqi shpejt hiqet, propozohet pilingu. Nuk ju duhet ndonjë formulë e veçantë, por buzët mund t’i fërkoni butësisht me sheqer apo me kafe. Ndër trendët e ndryshëm, fitoren këtë sezon e kanë arritur buzëkuqtë klasikë.
– Mbase keni vërejtur që disa buzëkuq shpejt thahen me rastin e përdorimit, prandaj propozohet që para së gjithash buzët t’i definoni me laps të së njëjtës nuancë.
Mund të lozni me tone dhe në mes të vendosni ndonjë nuancë më të shndritshme. Buzët kështu do të duken më të mëdha dhe më sensuale.
– Kur i kuroni me balsam, kujdes të veçantë kushtoni skajeve në mënyrë që të pengoni shfaqjen e hershme eventuale të rrudhave.
Dukja moderne sjell thjeshtësi – buzëkuqi e ka rolin kryesor, ndërkaq fytyra është e rregulluar dhe e patëmetë bashkë me pak maskarë.
Nëse dëshironi shkëlqim plotësues në buzë, mos harroni fuqinë e shkëlqimit të mirë të vjetër. /Telegrafi/