Sipas një kërkimi nga WhatsYourPrice.com, ngjyra e verdhë e flokëve është më pak e pëlqyera. Në fakt, biondët arrijnë të kenë tre takime në muaj në një sajt takimesh, ndërsa ata me flokë ngjyrë kafe sigurojnë dhjetë, burrat me flokë të zinj shtatë dhe ata me flokë gri, gjashtë.
Po, burrat gjysmë të thinjur janë më të pëlqyer sesa biondët. Burra mos u ndjeni të kërcënuar nga thinjat. Ujku i thinjur është gjallë!
Djemtë me flokë ngjyrë kafe tërheqin më shumë vëmendjen në sajtet e takimeve sesa çdo lloj ngjyre tjetër. Ndërsa shumë studime kanë provuar që vajzat bionde tërheqin më shumë vëmendjen në lokale, pëlqehen dhe kanë më shumë fat në takime, nuk ndodh e njëjta gjë me meshkujt.
Themeluesi i sajtit What’s Your Price shpjegon “Ato që e marrin seriozisht, largohen nga ky tip djali nga frika mos ata thjesht kërkojnë një flirt veror”
Nga 145,000 djem, djelmoshat me flokë ngjyrë kafe kishin mesatarisht 10 takime në muaj që do të thotë 2-3 takime në javë. Kush ka kaq shumë kohë?
Gjithashtu, sipas një studimi të botuar në Psychological Studies, shkruan revista class, vajzat ishin më të prirura të pranonin ftesat e një djali me flokë gështenjë sesa një biondi.
Ky vëzhgim është bërë gjatë muajve qershor, korrik, ndoshta një biond në dimër është më i besueshëm dhe më i veçantë. /Telegrafi/