Site icon Telegrafi

Ngjyra e flokëve duhet të përshtatet me lëkurën dhe personalitetin tuaj

Nëse keni lëkurë të bardhë dhe sy të çelur, duhet të përdorni ngjyrat natyrale bionde, të hirta apo të kuqe. Ato i japin theks lëkurës së bardhë dhe nxjerrin në pah ngjyrën e syve. Ato që duan të krijojnë më shumë efekt, mund të përdorin ngjyra më të ngrohta, si gështenjat e errëta apo ngjyrat karamele/mjaltë, të cilat i japin intensitet ngjyrës dhe japin theks. Në rastin e lëkurave të zbehta mund të përdoren ngjyrat bionde të ftohta apo të bardhat suedeze.

Ngjyrat e kuqe krijojnë kontrast me lëkurën e bardhë dhe nxjerrin në pah sytë. E bakërta/e kuqja shkon shumë me sytë e errët. Mund të përdoren edhe ngjyrat kafe të ngrohta apo ngjyra e lajthisë.

Nëse keni lëkurë me ngjyrë mat dhe sy të errët, përdorni ngjyra më të ftohta për flokët. Rekomandohen gështenjat e errëta dhe e zeza e ftohtë. Përdorni nuancat e çokollatës apo lajthisë, me qëllim që t’i jepet intensitet ngjyrës. Megjithatë, ngjyra bionde e praruar shkon për mrekulli me lëkurën e errët.

Nëse jeni bionde me sy të çelët dhe pika të kuqe, nuk përdoret ngjyra e kuqe për flokët, pasi atë e keni në fytyrë. Zgjidhen ngjyra neutrale dhe natyrale. Përdoret ngjyrat kafe disi në të bakërt ose kafe në gjysmë bionde. Rekomandohen ngjyrat gështenjë të ngrohtë, por kujdes: mos përdorni të kuqen apo portokallien!

Nëse jeni flokëkuqe me sy të çelët ruhet ngjyra natyrale. Zgjidhen të kuqet, biondet apo të bakërtat. Për më shumë efekt, zgjidhni ngjyrën e kuqe! Gjithçka varet edhe nga stina, këshillon Living. Në verë, preferohen të praruarat, ndërsa në dimër, bojëkafe më të ngrohta. /Telegrafi/

 

Exit mobile version