Ndër sfidat verore të grimit gjithësi gjendet edhe dëshira për grimin e verdhë, i cili thekson bebëzën e syrit të duket futuriste
Ky stil është pëlqyer nga skena tekno, e krijuar rreth zhanrit të muzikës me të njëjtin emër.
Formulat e gjeneratës së re na sjellin rezistencën ndaj ujit si një moment i detyrueshëm në grim, i cili vlerësohet veçanërisht në verë, kur temperaturat e ajrit shkrijnë praktikisht grimin, transmeton Telegrafi.
Ky stil duket shkëlqyeshëm me maskara të zezë dhe me më shumë shtresa maskare apo qerpikë artificialë.
Nëse dëshironi të frymëzoheni nga vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, kjo është një ide e shkëlqyeshme.
Efekt të fuqishëm do t’i japë grimit ngjyra e verdhë në kombinim me të gjelbrën e shkëlqyeshme.
Linja e diellit në sy jep një theks në pjesën e sipërme të fytyrës, buzëkuqi mund të jetë neutral.
Artistët e grimit në lojën kreative përdorin nuanca të shumta, secila ka vendin e vet në fytyrë.
Një dukje moderne, minimaliste për verën, zbulon të verdhën në bashkëpunim me bronzin.
Shkëlqimi e do diellin, por po ashtu edhe qendra e vëmendjes.
Vizatoni një diell të mirëfilltë në fytyrën tuaj, sytë do të shkëlqejnë.
Grimi i festës ka disa lëvizje të papritura – nën sy.
Nga kombinimet, e verdha është e mrekullueshme me vjollcën e të gjitha toneve.
/Telegrafi/