Nuk ka ngjyrë më të bukur, e cila më vështirë kombinohet se e gjelbra!
Për variante të rastit zgjidhni nuancën ngjyrë ulliri, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, bashkë me disa truqe, do të dukeni si divë botërore në këtë nuancë tepër të mrekullueshme!
1. Kombinimi afarist
Për raste afariste zgjidhni nuancat e errëta dhe (ose) të hirta të ngjyrës së gjelbër. Nëse dëshironi të lozni dhe të jeni të sigurta, rrobat e veshjeve në nuanca të tilla kombinoni me detaje klasike dhe ngjyrat siç janë ajo bezhë, e zeza dhe e bardha.
2. Elegancë sportive
Të gjitha variantet e nuancës së ngjyrës së gjelbër të ullirit janë zgjedhje e shkëlqyeshme për kombinime rastësore. Bashkoni me nuancat e gështenjta dhe kini parasysh që më së miri do të kombinohen me nuancat konjak-të gështenjtë.
3. Kombinimi për relaksim
Xhinset klasike të kaltra plotësoni me bluzën në nuancën më të bukur të ngjyrës së gjelbër për raste trendi me të cilën mund të shkoni edhe në punë edhe për të pirë kafe.
4. Kombinimi glamuroz
Kur është fjala për kombinimet për ngjarje glamuroze, jepni liri fantazisë dhe eksperimentoni me nuanca të ndryshme të ngjyrës së gjelbër.
/Telegrafi/