Telegrafi

Ngjyra e bardhë dominon te makinat në SHBA

Ngjyra më e njohur e makinave në SHBA është ajo e bardha, sipas një analize nga iSeeCars.com.

Studimi ekzaminoi mbi 6.1 milionë makina në rrugë për të përcaktuar pjesën për secilën ngjyrë. E bardha është ngjyra më e njohur në vend, duke përbërë mbi një të katërtën e makinave, e ndjekur nga e zeza, gri dhe argjendi, transmeton Telegrafi.

Sipas listës së publikuar nga kjo webfaqe, ngjyra e bardhë dominon me 25.8 për qind, e zeza dominon me 22.3 për qind, derisa ngjyra gri me 18.4 për qind.

Ngjyra më pak e njohur e makinave në SHBA është e verdha me 0.1 për qind.

Këtu është lista e plotë.

Makinat me ngjyrë gri (e bardhë, e zezë, gri dhe argjend) përbëjnë 78.5 për qind të të gjitha automjeteve në rrugë. /Telegrafi/