Telegrafi

Ngjitje në malin Korab, kushtuar pacientëve me sëmundje të rralla

Sot, në organizim të Shoqatës së alpinistëve ‘Korab’, do të bëhet ngjitja tradicionale në majën më të lartë malore në Maqedoni – Korabin e Madh, ku në majë do të vendosin flamurin e Shaqtës së qytetarëve me sëmundje të rralla ‘Jeta me sfida’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Shoqata, kjo është vazhdim i traditës së pjesëmarrjes së tyre në ngjitjen në Korabin e Madh, që mbahet me rastin e 8 Shtatorit, Ditës ë pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Vendosja e flamurit në Korab, sipas Shoqatës ‘Jeta me sfida’ është një aktivitet simbolik që realizohet për ngritjen e vetëdijes publike lidhur me sëmundjet e rralla në Maqedoni dhe sfidat me të cilat përballen njerëzit me sëmundje të rralla dhe familjet e tyre në jetën e përditshme./Telegrafi/