Site icon Telegrafi

Ngjitja organike e sendeve, metodë e shkëlqyer! Mos nxitoni të hidhni një gjë të thyer

gettyimages

Thonë se mbajtja e enëve të plasaritura në shtëpi është një shenjë e keqe

Ndonjëherë, ka gjëra që nuk bëjnë vlerë materiale, por shpirtërore – një kujtim i një të dashuri, për shembull, ose një dhuratë nga dikush i dashur.

Edhe kur sende të tilla janë të vjetra, të papërdorshme ose të thyera, ju nuk dëshironi t’i hidhni, transmeton Telegrafi.

Për kujtime të tilla – filxhanë, pjata, figurina e të tjera, ju sugjeroj të provoni mënyrën e ngjitjes organike, madje do të thoshim “shërim” i pjatave.

Me këtë metodë, pjesët e enëve as nuk ngjiten, por bashkohen së bashku si një kockë e thyer.

Ja çfarë duhet të bëni:

Lani mirë zonat e plasaritura dhe bashkojini të dyja gjysmat.

Lidhni ato me një llastik, ose mbështillni me penj.

Vendosni në një enë të përshtatshme në të cilën mund të futet plotësisht ajo enë, derdhni qumësht mbi të. Lëreni për tri-katër ditë në temperaturën e dhomës. Sigurisht, qumështi do të bëhet i thartë, gjë që na duhet.

Nëse sendi do të qëndrojë i thyer për një kohë të gjatë, pluhuri do të kapet në të çara, do të errësohet, por do të ndriçohet kur ngjitet.

Nëse e ngjet sendin menjëherë pas thyerjes së tij, praktikisht nuk do të ketë asnjë gjurmë.

Sigurisht, nuk do të mund të pini nga një filxhan si ky, por kujtimi për të dashurin tuaj do të mbetet përgjithmonë. /Telegrafi/

Exit mobile version