Nick Wagner e ka filmuar procedurën e ngjitjes nëpër shtyllën e gjatë 600 metra dhe ndërrimin e poçit elektrik të një antene digjitale që ndodhet në Dakotën e Jugut të Shteteve të Bashkuara.
Ai e ka vënë në kokë kamerën GoPro dhe ka xhiruar secilën fazë të lëvizjes, nëpër objektin që i përket një transmetuesi televiziv, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë mund të shihet ai teksa kapë rripin e sigurisë dhe ngjitet lartë, ndërsa poshtë ndodhet shtresa e reve.
Mësohet se kjo është një procedurë e shpeshtë që e bën Wagner dhe jo vetëm për të hequr poçin, por edhe për kontrolle të ndryshme të sinjalizuesve. /Telegrafi/