Site icon Telegrafi

Ngjiti majën më të lartë në Turqi, shoku i Arlind Gjikollit: Një sfidë si kjo motiv për heronjtë e mi

Në kujtim të drejtorit menaxhues të Telegrafit dhe artistit të madh, Arlind Gjilkolli, shoku i tij, Isa Thaqi ka ngjitur malin më të lartë në Turqi në lartësi 5,137 metra me fotografinë e të ndjerit.

Thaqi tha se një sfidë e tillë si kjo është një motivim.

“Ngjitje në malin Ararat, më të lartin në Turqi, 5,137 m lartësi mbi detare. Një sfidë e tillë si kjo sot, duhet të ketë motiv të madh, e për motiv ishin këta heronjtë e mi”, ka shkruar në mbishkrimin e tij.

Lexo po ashtu Shokët e kujtojnë Arlind Gjikollin, mbollën pemë në Skenderaj në kujtim të tij

Po ashtu, Isa Thaqi bashkë me shokë muaj më parë ndërmorën një aksion ku mbollën edhe disa pemë, njërën ndër të cilat e emëruan Arlind Gjikolli-Gjikla. /Telegrafi/

Exit mobile version