Turisti që ndodhej në një hotel në Majorca të Spanjës, është ngjitur përmes ullukut në katin e dytë dhe ka kërcyer nga ballkoni në pishinë.
Për këtë arsye, menaxheri e ka telefonuar policinë, ndërsa i ka kërkuar mysafirit që të largohet nga hoteli së bashku me shoqëruesit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, nuk ka bërë të ditur se prej nga vinte mysafiri, apo nëse ishte i duhur kur e bëri këtë veprim.
“Nuk bindej që të mos ngjitet, ndërsa shoqëruesit e tij e inkurajonin të bënte këtë gjë. Sikur të mos kërkoja ndihmë edhe të tjerët do vepronin si ai”, ka thënë menaxheri. /Telegrafi/
https://youtu.be/oMQFXNO9jIk