Ndihma e parë është thirrur për t’i ndihmuar 58-vjeçarit i cili të shtunën ka mbetur i ngjitur për dërrasën e guacës në një qendër të frekuentuar tregtare.
Së bashku me dërrasën e guacës së tualetit mashkulli është transferuar në spital, ku me substanca ia kanë larguar prej pjesës së tij të prapme.
Shërbyesi i autoriteteve lokale Di Forsyth ka thënë se “nafakalia” nuk është lënduar, por e ka ndier veten jashtëzakonisht keq.
Policia ka konkluduar se ngjitësi ka vepruar shumë shpejt dhe këtë punë e ka cilësuar si “shaka e sëmurë".