Milly është macja që jeton në një shtëpi në Forres të Skocisë, që është ngjitur në kulm, nëpërmjet fasadës.
Megjithëse e shkathtë dhe arriti deri në kulm pa asnjë problem, nuk dihet si është kthyer prapa, transmeton Telegrafi.
“I ka 14 vjet dhe kurrë nuk është lënduar edhe pse e kam gjetur në hapësirat më të pazakonta”, ka shkruar pronari saj, pa treguar se ku ndodhet.
Madje, ai është shprehur se nëse dëshiron të hajë drekën duhet të kthehet vet, sepse nuk ka si të ngjitet lart.
Shikuesit e videos kanë shprehur habinë, se si ka mundur të ecën nëpër murin e rrafshët. /Telegrafi/