Tana Oliver nga Utah e Shteteve të Bashkuara, e kishte vënë një laps në maje të frigoriferit, sepse vajza saj Scarlett shkruante nëpër të gjitha hapësirat.
Por, kjo nuk e ndalin dyvjeçaren të merrte sërish lapsin, pasi u ngjit nëpër sipërfaqen e rrëshqitshme të kapakëve, transmeton Telegrafi.
Zbritjen e ka pasur më të lehtë, megjithëse edhe për të tregoi kujdes dhe u kthye me sukses në dysheme.
“Alpinistja me pelena, është vështirë të realizohet kjo lëvizje”, ka qenë një nga komentet, për rastin që po qarkullon në internet. /Telegrafi/
https://youtu.be/_EI8gPhq8lk