Një i ri nga Rabat i Marokut, e ka filmuar procedurën kur është lëshuar nga krani dhe ka bërë ushtrime fizike.
Pa asnjë pajisje mbrojtëse, Khalid Tenni është mbajtur për një shufër, ndërsa ka bërë ulje dhe ngritje të ngjashme me ato të atletëve në salla për ushtrime sportive, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihen lëvizjet e tij në një lartësi deri në 25-metra, ku vetëm një gabim i vogël mund të kishte pasoja fatale.
“Isha i mbushur me adrenalinë. Meqenëse nuk jemi të lejuar të ngjitemi ne krane, kjo ishte një aventurë e madhe, që më bëri të ndjehem sikur kam lindur përsëri”, ka thënë Tenni.
Për të kryer këtë rutinë, 21-vjeçari ka bërë ushtrime të shumta fizike në mënyrë që të përfundojë si duhet dhe pa ndonjë aksident. /Telegrafi/
https://youtu.be/MiKSn9Nn2NQ