Site icon Telegrafi

Ngjitëse ekologjike dhe regjistrim të ri për taksistët, ligji i ri që përgatit Ministria e Ekonomisë e Maqedonisë

Ligji më i ri për veturat që është në përgatitje e sipër nga Ministria e Ekonomisë parasheh vendosjen e ngjitëseve ekologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, ligji parasheh tabela regjistrimi të veçanta për veturat që shfrytëzohen për shërbime transporti, pra për taksi.

Në lidhje me ngjitëset ekologjike, mendohet që në këtë mënyrë më lehtë të rregullohet identifikimi i veturave ndotëse në ditët e ndotjes së lartë të ajrit.

Ndërkaq, me tabelat e veçanta për taksi, mendohet se kjo do të ndihmojë në licensimin e taksive që më lehtë të njihet dhe ndëshkohet taksisti ilegal./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version