Telegrafi

Ngjiten në skelat e lagëta pa asnjë pajisje mbrojtëse (Video)

Të rinjtë e paemëruar, janë ngjitur afro dhjetë metra lartë në një palë skela që ndodhen në Birmingham të Anglisë.

Dëshmitarët thonë se kjo ka ndodhur pas një shiu të rrëmbyeshëm, teksa shufrat ishin të lagëta, transmeton Telegrafi.

Bazuar në pamjet e publikuara, ata nuk duket të jenë aq të shkathët, ndërsa disa dyshojnë se ishin të dehur.

Derisa po vazhdojnë hetimet, nuk bëhet e ditur se si ka zbritur apo edhe mund të jenë rrëzuar. /Telegrafi/