Alpinistët e paemëruar, që u ngjitën në shkëmbin e veçantë i cili ndodhet në malin Sanqing të Kinës, janë arrestuar sapo kanë zbritur.
Masa gurore me formë vertikale e gjatë afro 130 metra dhe shumë e thepisur, është Trashëgimi Natyrore nën mbrojtjen e UNESCO-së dhe ndalohet ngjitja në të, transmeton Telegrafi.
Madje, ata kishin shkaktuar mjaft tollovi në atë hapësirë, sepse shumë njerëz janë mbledhur për t’i shikuar.
Lajmi për arrestimin e tyre, ka bërë që shumë alpinistë tjerë të sfidohen për të bërë të njëjtën gjë, andaj forcat e rendit e kanë rrethuar shkëmbin.
Të ndaluar do të qëndrojnë për shtatë ditë në qeli, ndërsa më pa pritet të lirohen me kusht, pasi të kenë paguar gjobën. /Telegrafi/