Telegrafi

Ngjashmëria e madhe e Alban Skënderajt me të vëllanë, Miriami publikon fotografinë që i konfuzon të gjithë (Foto)

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj, vazhdon të pëlqehet për muzikën e tij.

Po aq i talentuar sa ai, është edhe vëllai i tij, Taulanti, i cili njihet më shumë për tekstet muzikore të cilat i shkruan për këngëtarët e tjerë.

Përveç dashurisë për muzikën, ata kanë një ngjashmëri tepër të madhe edhe në pamje.

Ka qenë bashkëshortja e Albanit, këngëtarja Miriam Cani, ajo e cila ka publikuar një fotografi me Taulantin në Instagram, ngjashmëria e të cilit bie menjëherë në sy.

“Të dua”, ka qenë mbishkrimi i këngëtares në fotografinë e publikuar.

Ndryshe, Miriami iu rikthye muzikës gjatë muajit nëntor, ku solli fillimisht projektin solo “meteor”, më pas bashkëpunimin “Dhurata”, me Alban Skënderajn. /Telegrafi/