Site icon Telegrafi

Ngjarjet në Bursën e Maqedonisë pjesë e bursave rajonale

Ngjarjet në Bursën e Maqedonisë u bënë pjesë e analizës së bursave rajonale të cilën për çdo ditë e përgatit InterCapital Securities nga Kroacia, e cila edhe zyrtarisht u bë partner i SEE Link ShPK Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Bursa e Maqedonisë, prej dje mbrëma ngjarjet në Bursën e Maqedonisë gjenden në pjesën e analizës së ndodhive në tregjet e letrave me vlerë nga rajoni.

Me këtë analizë përfshihen tregjet e kapitalit në Slloveni, Kroaci, Rumani, Serbi, Bullgari dhe Maqedoni, ndërsa në të përfshihen të dhëna për performansat ditore të bursave dhe letrat me vlerë më likuide, si dhe aktivitetet më të rëndësishme koorporative në çdo treg./Telegrafi/

Exit mobile version