Telegrafi

Ngjarjet e javës përmes fotografive – lirimi i tre policëve, festa e Kurban Bajramit dhe diplomimi i kadetëve të FSK-së

Lirimi i tre policëve të Kosovës nga autoritetet serbe, festimi i Kurban Bajramit si dhe diplomimi i gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë disa nga ngjarjet kryesore të javës që po lëmë pas, prej nga Telegrafi sjell fotografitë më të veçanta.

Kidnapimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe bëri bujë të madhe jo vetën në vend por edhe jashtë saj. Pas tre javë mbajtjeje në burgjet e Serbisë, ata u liruan më 26 qershor dhe tani janë pranë familjeve të tyre.

Fotoreporteri i Telegrafit ka kapur momentin kur nga ana tjetër e kufirit, në Serbi, tre policët e arrestuar nga forcat serbe kryenin kontrollin e fundit për të hyrë në territorin e shtetit të tyre, Kosovë.

Lirimi i tre policëve të arrestuar nga forcat serbe /Foto: Ridvan Slivova/

Por, po ashtu gjatë kësaj jave qytetarët e besimit mysliman kanë festuar Kurban Bajramin.

Falja e Kurban Bajramit në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

Falja e Kurban Bajramit në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

Seanca e Kuvendi të Kosovës, të enjten, ka dështuar të mbahet, pasi deputetët e PDK-së nuk pranuan të marrin pjesë në votimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare, ata dolën nga salla.

Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri me deputët e partisë së tij duke dal nga seanca e Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/
Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë një debati /Foto: Ridvan Slivova/

Të premten, sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës 2023 të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kazermën “Adem Jashari”.

Diplomimi i gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve të FSK-së /Foto: Ridvan Slivova/
Diplomimi i gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve të FSK-së /Foto: Ridvan Slivova/
Diplomimi i gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve të FSK-së /Foto: Ridvan Slivova/