Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë më 6 shkurt, me fjalët përfundimtare të mbrojtjes.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska, seancën e sotme e ndërpreu pas tri orëve, në të cilat fjalët përfundimtare i tha avokati i Mitko Çavkovkit, pasi e pranoi kërkesën e avokatit Elenko Millanov që seanca mos të vazhdojë pas orës 15:00 për shkak të arsyeve personale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e radhës do të vazhdojë gjykimi ku fjalët përfundimtare do t’i thonë avokatët e 16 të akuzuarve në këtë rast, ndërsa më pas mundësi për fjalë përfundimtare do të kenë edhe vetë të akuzuarit.
Avokati i Mitko Çavkovit, Sashko Dukovski tha se nuk ekziston asnjë provë që Çavkov ka kryer vepër penale.
Ai tha se Çavkov është i pafajshëm dhe as nuk dëshiron që fajin ta hedh diku tjetër.
Ndryshe, në seancën e kaluar fjalët përfundimtare i tha Prokuroria, e cila përfaqëson lëndën për ngjarjet e 27 prillit./Telegrafi/