Site icon Telegrafi

Ngjarjet e 27 prillit: Dorëzohen 12 kërkesa për të përfituar nga Ligji për falje

Deri mëngjesin e sotëm në Gjykatën Penale në Shkup kanë arritur 12 kërkesa për amnisti, nga të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Afati pesëditor për dorëzimin e kërkesave do të përfundojë nesër.

Kërkesat të akuzuarit mund t’i dorëzojnë në gjykatë personalisht ose përmes postës. Ndërsa pas skadimit të afatit për dorëzimin e kërkesave, gjykata dhe prokuroria do të ketë afat pesë dite që të përgjigjen se kush do të falet dhe kush jo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ligji për amnisti javën e kaluar u publikua në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, pas nënshkrimit nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov.

Ndërsa deputetët e Kuvendit më 18 dhjetor me procedurë të shkurtë dhe me 95 vota “pro” asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” miratuan Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas ligjit, amnisti nuk do të ketë për organizatorët, personat që kanë kryer dhunë fizike, që kanë poseduar armë, si dhe personat zyrtarë që kanë tejkaluar kompetencat./Telegrafi/

Exit mobile version