Telegrafi

Ngjarjet botërore të sportit vetëm në IPKO TV digjital

Tifozët kosovar të futbollit, këtë vit, do të mund të ndjekin ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të futbollit vetëm përmes IPKO televizionit digjital.

IPKO dhe Digitalb kanë siguruar të drejtat për transmetimin e Ligës Angleze, Spanjolle, Seria A, Ligën e Kampionëve, Gjermane, Holandeze, Portugeze, Shqiptare, Copa Del Rey në Spanjë, si dhe shumë ngjarjeve të tjera sportive, si NBA, Moto GP, Wimbledon HD, HBO World Boxing, ATP 1000, Golfing World, kampionatin botëror në Basketboll, Formula 1 për më shumë se tri vjet, vetëm përmes pakos Premium, deklaroi Andin Lokaj – komentuesi i njohur kosovar i sportit, i cili tani do të komentojë ngjarjet sportive në SuperSport.

Në anën tjetër, Alban Kastrati – drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO tha se pakot Premium dhe DUO Premium, përpos kanaleve për transmetimin e ngjarjeve më të rëndësishme sportive ofrojnë edhe kanale për fëmijë, muzikë, dokumentarë, filma, kanale të mirënjohura ndërkombëtare si dhe shumë kanale të tjera atraktive në përmbajtjen e saj.

Abonimi në pakon Premium mund të bëhet për 6 muaj për çmimin 129.95 euro apo për 12 muaj për çmimin prej 199.95 euro. Ndërsa, pakoja tjetër e cila përmban edhe internetin për gjashtë muaj kushton 179.95 euro, kurse për një vit të plotë kushton 279.95 euro.

Pako Premium tani ofrohet për rajonin Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Therandë, Vushtrri, Viti, Deçan, Klinë, Pejë dhe Kaçanik, si dhe së shpejti në gjithë territorin e Kosovës. / Telegrafi