Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Mjedë, Shkodër, ku një 4-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa motra e tij ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.
Dyshohet se shkak i tragjedisë ka qenë helmimi, por autoritetet janë ende duke hetuar rrethanat e sakta të ngjarjes.
Sakaq, raportohet se nëna e fëmijëve, e cila është shtatzënë, ndodhet në gjendje të rëndë emocionale dhe traumatike pas humbjes së djalit të saj.