Site icon Telegrafi

Ngjarje ‘horror’ në Greqi, shqiptari i vë flakën gruas – dyshohet se shkak ka qenë xhelozia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kalamata të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se një shtetas shqiptar i ka vënë flakën gruas së tij, ndërsa kjo skenë ka alarmuar edhe fqinjët përreth.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, thuhet se e gjithë skena e frikshme ka ndodhur në banesë në kohën kur dy fëmijët e çiftit nuk kanë qenë aty.

Gruaja e shqiptarit, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, ka shpërthyer në britma dhe kjo ka bërë që fqinjët të alarmuar të njoftojnë menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet pa humbur kohë.

Fqinjët e çifti shqiptar kanë pohuar se në shtëpinë e tyre dëgjonin shpesh zëra dhe të bërtitur, por ngjarja e fundit i ka lënë tërësisht të shokuar.

Dyshohet se shkak është bërë xhelozia.

Pas ngjarjes horror, të dy janë dërguar në spital, ndërsa gruaja ka marrë plagë të shumta dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Fëmijët e çiftit që jetonte prej vitesh ne Greqi, 18 dhe 16 vjeç, për fat të mirë nuk kanë parë skenën “horror”, ku babai tentoi ta digjte të gjallë nënën e tyre. /bw/

Exit mobile version