Site icon Telegrafi

Ngjarje ekologjike për Ditën botërore të planetit Tokë në Shkup

Sot në Qendrën për kopshtari “Foja” me rastin e Ditës botërore të planetit Tokë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ngjarjes edukativo-rekreative, ekspertë dhe një ekip i qendrës për kopshtari do ta sqarojnë procesin e krijimit dhe zhvillimit të drurit nga një farë, ndërsa fëmijët do të kenë mundësi që në mënyrë praktike të shohin mbjelljen e farës së lisit.

Qëllimi i ngjarjes është nxitja e vetëdijes te fëmijët dhe prindërit për sa më tepër shoqërim me natyrën, nxitja e dashurisë dhe kujdesit ndaj saj. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kohët e sodit të teknologjive moderne, kur fëmijët pjesën më të madhe të ditës e kalojnë para kompjuterit, televizorit, telefonave, thonë organizatorët e ngjarjes, qendra për kopshtari „Foja“ dhe koalicioni „Ngjyrat e jetës“./Telegrafi/

Exit mobile version