Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e pasditës në Tiranë pranë zonës së njohur si ish Fusha e Aviacionit.
Dëshmitarët kanë arritur të realizojnë një foto e cila tregon momentin pak sekonda pas përplasjes së të riut mbi atë që duket si bordura e ballkonit të katit të dytë.
Raportohet se bëhet fjalë për një mashkull të moshës 26-27 vjeçare i cili u hodh nga kati i shtatë, raporton JOQ.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij veprimi por raportuesit shprehen se ambulanca ka mbërritur pas të paktën 30 minutash. Dëshmitarët shprehen se djali lëvizte dorën 20-25 minutash pas përplasjes.